Portieri i Liverpoolit, Alisson Becker, ka folur për ndeshjen e fundit ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve, e cila është vendimtare për kualifikimin në fazën e eliminimit direkt.
Braziliani tha se është i vetëdijshëm forcën e Napolit, por ai beson te kualitetet e Reds.
“Kam pasur një sezon të mirë te Roma dhe për mua është kënaqësi të jem këtu”, ka thënë Alisson për Sky Sport Italia.
“Robin Olsen po bën shumë mirë, i shikoj ndeshjet kur mundem, edhe pse shpesh orari i ndeshjet tona i përafërt. Më mungon Roma, por jam shumë i lumtur me lëvizjen që kam bërë, e cila në aspektin profesional ishte e rëndësishme për mua dhe familjen time”.
“Jordan Pickford? Zakonisht nuk festoj kur ndodh një gabim aq i madh nga kolegu, por ishte derbi, ishte shumë e rëndësishme fitorja dhe ne fituam në minutën e 96-të. Shikova dhe Jurgen Kloppin në mesin e fushës dhe pastaj i lejova vetës një gëzim të atillë”.
“Napoli? E di sa të fortë janë Napoli dhe gjithë bashkëlojtarët duhet ta dinë këtë. E dimë që nuk do të jetë e lehtë, duhet të punojmë shumë për këtë ndeshje dhe të marrim rezultatin që na duhet”.
“Do të jetë e vështirë, por ne besojmë te kualitetet tona dhe tashmë kemi filluar përgatitjet”, ka shtuar Alisson. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=p6AxilEtFK4