Mediat spanjolle raportojnë se Real Madridi e ka zhvendosur fokusin e tyre në një portier të ri, me Alisson Becker të Romës që është tani në krye të listës.
Real Madridi pritet të bëjë revolucion në skuadër gjatë verës, ku padyshim edhe porta do të jetë njëra nga pozitat që do të intervenohet.
Mbretërit janë lidhur me shumë emra të ndryshëm të portierëve, por Alisson duket se ka parakaluar në pozitën e parë në fokusin e tyre.
Kampionët spanjollë dhe evropianë besojnë se portieri brazilian ka aftësinë për të vendosur veten si një numër në Santiago Bernabeu dhe është një alternativë më e përballueshme se David De Gea dhe Thibaut Courtois.
Sipas një raporti të El Mundo Deportivos, presidenti i Realit, Florentino Perez ka qenë njëri nga një numër i zyrtarëve të klubit që kanë ndjekur progresin e portierit të Romës, i cili ka shkëlqyer këtë sezon.
25-vjeçari nënshkroi për klubin me qendër në Romë për një marrëveshje prej 7.5 milionë eurosh në verën e vitit 2016 dhe klubi italian do të bënte një fitim të konsiderueshëm në një shitje të ardhshme.
Alisson është një nga një numër lojtarësh në shënjestër të Madridit për të përmirësuar skuadrën e tyre këtë verë pas një sezoni zhgënjyes në La Liga, por jo edhe në Ligën e Kampionëve.
Kontrata e portierit shkon deri në vitin 2021 dhe thuhet se çmimi ka një minimum të prerë prej 50 milionë eurosh, por thuhet se Roma kërkon së paku 70-80 milionë euro. /Telegrafi/