Site icon Telegrafi

Alisa dhe Urimi debutojnë me këngën e tyre të parë “Perfect”

Foto: YouTube

Urim Çela dhe Alisa Maloku për publikun janë bërë të njohur me pjesëmarrjen e tyre në Big Brother VIP Kosova.

Çifti, të cilët qëndruan vetëm pak ditë brenda shtëpisë së famshme, u komentuan në masë të madhe gjatë asaj kohe.

Ata së fundmi kanë debutuar me projektin e tyre të parë muzikor të titulluar “Perfect”.

Foto: Screenshot/YouTube

Të njëjtit duket se i kanë bërë dedikime njëri-tjetrit përmes tekstit si dhe kanë treguar dashurinë e madhe që kanë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Dyshja mes tjerash shfaqen në det duke kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, Alisa e veshur si nuse dhe Urimi si dhëndër.

Foto: Screenshot/YouTube

Çifti i rrjeteve sociale janë përkujdesur për çdo detaj të klipit që tanimë ndodhet në platformën YouTube.

Reagimet e para rreth këngës kanë qenë mjaft pozitive nga fansat e tyre dhe publiku. /Telegrafi/

Exit mobile version