Telegrafi

Aliovskin e dëshiron edhe skuadra e njohur italiane

Ezgjan Aliovski po i numëron ditët mbrapshtë kur do të largohet nga kampionati zviceran.

Pasi ka shkëlqyer edicionin e sapo përfunduar me 16 gola e 14 asistime, Aliovski është bërë objektiv i shumë skuadrave të njohura evropiane.

Së fundmi në garë për sulmuesin shqiptar, është futur edhe skuadra e njohur italiane, Atalanta.

Zi kaltërtit kanë befasuar edicionin e kaluar duke siguruar edhe një vend në Ligën e Evropës.

Kësisoj ata synojnë të përforcohen me sulmuesin këmbëshpejtë të cilin e shohin si titullar për edicionin e ri.

25-vjeçari ka disa oferta të rëndësishme edhe nga kampionati gjerman dhe ai anglez.

Gjithsesi për ta lënë të lirë yllin e tyre, Lugano kërkon rreth shtatë milionë euro. /Telegrafi/