Site icon Telegrafi

Aliovski nuk ndalet, Sadiku shënon dhe ndëshkohet me të kuq (Video)

Baseli është shpallur kampione e Zvicrës edhe zyrtarisht javën e kaluar.

Mirëpo gjiganti zviceran i ka dhënë hapësira futbollistëve të rinj në ndeshjen ndaj Luganos.

Mysafirët kanë krijuar epërsi të hershme 0-1 nëpërmjet Franson ku asistues ishte Taulant Xhaka.

Ndërkohë pasi kampioni i ri zviceran ka dyfishuar epërsinë, ishte sulmuesi shqiptar Ezgjan Aliovski që shënoi për 1-2 nga penalltia.

Goli ndaj Baselit ishte i 16-ti këtë edicion për Aliovskin në elitën e futbollit zviceran.

Ndërkohë ndeshjen në 2-2 arriti ta barazoj sulmuesi tjetër shqiptar Armando Sadiku 10 minuta para fundit të ndeshjes.

Përveç golit të shënuar, Sadiku u ndëshkua edhe me kartonin e dytë të verdh në fund të ndeshjes dhe u përjashtua nga loja.

Pas kësaj pike të fituar, Lugano ngjitet në pozitën e katërt në tabelë me 44 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/

Asistimi i Taulant Xhakës në golin e parë 0-1

 

Goli i barazimit nga Armando Sadiku 2-2

Exit mobile version