Telegrafi

Alimi: Zona e lirë ekonomike në Likovë do të sjellë mijëra vende të reja pune

Bartësi i listës së deputetëve në njësinë e 2 zgjedhore nga rradhët e BDI-së, Ejup Alimi, sot njoftoi se do të ndërtojë zonën ekonomike në Komunën e Likovës, e cila do të shërbejë për zvogëlimin e papunësisë dhe ndihmën e bizneseve të vogla dhe të mesme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me hapjen e zonës ekonomike në Likovë, do të hapen me qindra vende të reja pune. Kjo nuk është zona e parë për biznes, pasi më parë janë hapur në Tetovë, Kërçovë dhe Strugë. Kjo zonë ekonomike do të sjellë fitim edhe për zonat për rreth, pasi do të hap mundësi për biznes”, deklaroi Alimi.

Sipas tij, BDI-ja konsideron se barazia ekonomike është thelbësore dhe për këtë arsye planifikojnë ndërtimin e zonës ekonomike në Likovë./Telegrafi/