Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Naser Aliji do të largohet nga Baseli.
Anëtari i Shqipërisë, do të transferohet në Gjermani, ku ka arritur një marrëveshje me skuadrën e njohur gjermane Kaiserslautern.
Sipas asaj që ka raportuar e përditshmja gjermane ‘Kicker’, Aliji ka arritur marrëveshje me klubin gjerman dhe të premten do t’i kryej testet mjekësore.
22-vjeçari pas kontrolleve mjekësore pritet të nënshkruajë kontratë tri vjeçare me katër herë kampionët e Gjermanisë.
Nuk janë bërë të ditura detajet financiare të kontratës së mbrojtësit të majtë me ekipin që do të bëjë gara në Bundesliga 2. /Telegrafi/