Telegrafi

Alice Campello, partnerja e Moratas që pritet të jetë në qendër të vëmendjes në Itali

Ylli i Spanjës, Alvaro Morata, ka qenë duke krijuar tituj gjatë kësaj kohe për rikthimin e tij në Juventus.

Zonja e Vjetër së fundmi e kompletoi transferimin e sulmuesit spanjoll që edhe në të kaluarën kishte luajtur në Torino.

Por, gruaja e Moratas, Alice Campbello është gjithashtu në syrin e publikut, me mbi dy milionë ndjekës në Instagram.

Çifti kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në qershor të vitit 2017 në një ceremoni luksoze në Venecia, në prani të shumë familjarëve e miqve, përfshirë këtu edhe futbollistët Isco dhe Simone Zaza.

Ata u martuan pasi Morata i propozoi në skenë gjatë një shfaqje magjike në Madrid më 10 dhjetor 2016.

Dhe gjatë asaj kohe dyshja ishin në pritje të dy binjakëve, Leonardo dhe Alessandro Morata.

Por, kush është në të vërtetë Alice Campello?

Alice ka lindur më 5 mars të vitit 1995 dhe tani është 25 vjeçare. Ajo është një modele italiane dhe një dizajnere e modës.

Ajo njëherësh ka qenë tejet e suksesshme në industrinë e modës, me brendin e saj të çantave të quajtur Avril.

A është Alice përdoruese e Twitter apo Instagram?

Alice është një yll i Instagramit, e cila numëron mbi dy milionë njerëz në këtë rrjet.

Ajo ndan çdo ditë fotografi të ndryshme dhe ju mund ta ndiqni atë përmes alicecampello.

Campbello mban të njëjtin emër edhe në Twitter, teksa 24 mijë ndjekësit e saj mund të shohin shumë shpesh imazhe të saj me futbollistin nga Spanja.

Morata dhe Alice po ashtu janë në pritje të fëmijës së tretë. /Telegrafi/