Partia Demokratike, e përfaqësuar nga kryetari në detyrë Enkelejd Alibeaj ka mbledhur sot kryesinë e partisë.
Kjo lëvizje e Alibeaj, vjen pas vendimit të gjykatës së Apelit për të rikthyer çështjen e vulës së PD-së në Shkallën e Parë.
Në një prononcim për mediat, Alibeaj tha se pas mbledhjes së Kryesisë dhe Kolegjit të Kryetarëve, do të ketë një deklaratë për mediat ku do të sqarohen dhe vendimet e marra.
“Pas mbledhjes së Kryesisë dhe Kolegjit të Kryetarëve që do të jetë më vonë. Do të jetë një mbledhje e gjatë dhe do të kemi një prononcim për media. Do ta merrmi vesh më pas”, tha Alibeaj.
Gazetari i Euronews Ardit Hoxha, zbardhi listën e plotë të deputetëve që janë në mbledhjen e Kryesisë së PD-së.
“Në fakt ne kemi një listë të deputetëve që kanë hyrë në mbledhje deri në këto momente, Po fillojmë me dy emrat surprizë të cilët janë deputetët Xhelal Mziu dhe Bledion Nallbati, të cilët së fundmi janë afruar me ish-kryeministrin Berisha. Pas hyrjes në mbledhje deputeti Mziu ka dalë menjëherë prej saj”, tha Hoxha.
Lista e deputetëve në mbledhjen e Kryesisë të “grupimit Alibeaj”:
Flutura Açka
Merita Bakiu
Lefter Gështenja
Selaudin Jakupllari
Jorida Tabaku
Gazment Bardhi
Enkelejd Alibeaj
Arbi Agalliu
Andia Ulliri
Flamur Hoxha
Eralda Bano
Zheni Gjergji
Ramadan Lika
Kreshnik Çollaku
Saimir Koreshi
Dhurata Çupi
Bledion Nallbati
Dashnor Sula. /Telegrafi/