Alibaba ka raportuar shitje rekord në Ditën e Beqarëve apo e njohur si “Double 11” përgjatë një periudhe 24 orëshe.
Afro 40 miliardë dollarë janë shpenzuar ditën e hënë, përcjell Telegrafi.
Gjatë kësaj periudhe, e cila filloi në mesnatën e Singaporit dhe Hong Kongut, Alibaba ofroi zbritje të mëdha në faqet e saj online.
Po ashtu, Alibaba ka njoftuar se për tetë orë ka shpërndarë mbi 100 milionë pako të shituara.
Shitjet e gjigantit kinez Alibaba më 11 nëntor vitin e kaluar, tejkaluan çdo rekord të vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë ditës Black Friday dhe Cyber Monday.
How Alibaba turned #SinglesDay into a $25 billion shopping extravaganza that's bigger than Black Friday and Cyber Monday combined pic.twitter.com/OL36Ogi5oJ
— Insider Tech (@TechInsider) November 11, 2019
Ky rekord vjen në një kohë kur ekonomia kineze ka filluar të ngadalësohet dhe se konkurron me rivalët JD.com dhe Pinduoduo.
Dita filloi mirë për Alibaba ku në orën e parë shiti 12.01 miliardë dollarë dhe vetëm për një orë e gjysmë arriti totalin e shpenzuar gjatë 11 nëntorit të 2016-së.
Edhe platforma e shitjeve në internet JD.com, thotë se për 45 sekonda ka shitur 10 mijë orë të mençura Huawei GT2, mbi 10 mijë iPhone 11 pro për pesë minuta, 10 mijë pjatalarëse për tetë minuta dhe telefona Huawei Mate 30 pro 5G për 15 minuta. /Telegrafi/