Telegrafi

Ali Lajçi: Komisioni i ri nuk do të sjellë asgjë të re (Video)

Ish-kryetari i Pejës, Ali Lajçi, njëherësh përfaqësues i banorëve të zonës së Rugovës ka zhvilluar debat të ashpër me kryetarin aktual të Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Debati i tyre është zhvilluar në atë drejtim se kush është realisht fajtor për procesin e demarkacionit me Malin e Zi dhe cili ishte roli i Kuvendit komunal të Pejës në lidhje me këtë çështje.

Lajçi duke komentuar Komisionin e themeluar nga kryeministri Isa Mustafa ka thënë se profili i Komisionit të ri e paragjykon rezultatin.

Sipas tij, ky Komision do ta hartojë një raport i cili do të shkojë në Qeveri dhe Kuvend, por që paraprakisht nuk do të diskutohet për këtë raport për ndryshime ose mospajtime eventuale.

Mirëpo me këto konstatime nuk është pajtuar Gazmend Muhaxheri, kryetar i Pejës.

Ai ka thënë se ky komision nuk duhet paragjykuar por duhet të priten rezultatet. /Telegrafi/