Telegrafi

Ali Berisha zgjedhet kryetar i AAK-së në Pejë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Pejë ka zgjedhur Ali Berishën kryetar të saj për mandatin e ardhshëm katër vjeçar.

Lajmi u bë i ditur në një postim nga faqja zyrtare të AAK-së në Pejë.

“Sot, në prezencën e 327 delegateve u mbajt Kuvendi i -IX-të zgjedhor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës-Dega Pejë dhe me vota absolutë Kryetar u zgjodh Dr.Ali Berisha!”, thuhet në kumtesë.

Gjithashtu u zgjodh edhe Këshilli i Përgjithshëm i degës së AAK-së në këtë qytet.

Kujtojmë Berisha ka qenë kryetar i Komunës së Pejës për dy mandate.

Në zgjedhjet e vitit 2007 u zgjodh Kryetar i Komunës së Pejës me 18.000 vota, derisa në zgjedhjet e vitit 2009 u ri-zgjodh Kryetar i Komunës së Pejës me 24. 000 vota të qytetarëve./Telegrafi/