Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI, Ali Ahmeti, në faqen e tij zyrtare në Facebook ka përshëndetur mandatimin e Zoran Zaevit nga kryetari Gjorge Ivanov, përcjell Telegrafi Maqedoni.
”Mirëpres dhënien e mandatit për formimin e qeverisë së re reformuese në përputhje me Kushtetutën. Siç edhe thash qysh në fillim, ne do të veprojmë në përputhje me vullnetin e qytetarëve dhe kthim mbrapa nuk ka.
Rolin tonë kyç, përcaktues dhe vendimtar në shumicën e re do ta vëmë në shërbim të reformave në përputhje me pritshmëritë e komunitetit ndërkombëtar, marredhënie të mira ndëretnike dhe Marrëveshjen e Ohrit si dhe integrim në NATO dhe në Bashkimin Evropian bashkë me hapjen e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin ekonomik”, thotë mes tjerash Ali Ahmeti./Telegrafi/