Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka folur për procesin historik të zgjedhjes së kryeministrit të parë shqiptar në Maqedoni të Veriut.
Ahmeti ka thënë se për aq kohë se sa do të jetë Talat Xhaferi ai do të jetë kryeministër i të gjithëve në Maqedonin e Veriut.
“Talat Xhaferi është kryeministër se tabin ja ka dhënë marrëveshja e Ohrit dhe duhet ti dalë zotë në këtë vend ai nuk duhet të jetë opinion i dikujt ai duhet të jetë kryeminister i të gjithëve për aq kohë sa është”, është shprehur ai.
Gjithashtu Ahmeti ka folur edhe për kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se Albini është vëllau i tij dhe se prej tij nuk e ruan shpinën.
“Unë ju kamë vëllezër të gjithëve edhe Albinin e kam vëlla nuk e ruaj shpinën nga askush”, ka thënë Ahmeti në kanal10.