I eliminuari i parë nga Big Brother VIP Albania 3, Alfio Rrotani, ka qenë së fundmi i ftuar në ‘Fan Club’.
Ai ka folur për lojën brenda dhe për atë se përse mendon se u penalizua nga publiku.
Kuzhinieri shqiptar është pyetur sërish për raportin me ish-gruan e tij, prezantuesen Fatma Methasani.
I njëjti thekson se ruajnë një marrëdhënie të mirë dhe lë të nënkuptohet se ka ndjenja akoma për të.
“Kam një lloj emocioni gjithmonë të mirë për të, kështu që sado që rrugët tona janë ndarë neve kemi një marrëdhënie shumë të mirë”, u shpreh ai.
Alfio dhe Fatma kanë qenë për shumë vite së bashku, madje ndajnë edhe një fëmijë.
Në BBVA 3, sa ishte brenda, Rrotani tha se ka vuajtur shumë pas ndarjes nga moderatorja. /Telegrafi/