Telegrafi

Alfio Rrotani flet për herë të parë për ndarjen nga Fatma Methasani: E kam vuajtur si kafshë

Foto: Arkiv

Alfio Rrotani është njëri nga banorët e Big Brother VIP Albania 3.

Ai ka folur për herë të parë për ndarjen nga ish-bashkëshortja, prezantuesja Fatma Methasani.

Teksa flet me Meri Shehun, kuzhinieri i njohur shqiptar thotë se e ka vuajtur shumë këtë pjesë.

Foto: Screenshot/Instagram

“Është një moment që edhe e vuan dhe nuk kthehesh më mbrapsht”, u shpreh ai.

Lexo po ashtu Banorët e BBVA 3 që kanë pësuar rritje në numrin e ndjekësve në Instagram për vetëm një javë

“Pavarësisht gjërave që kanë ndodhur, unë kam kaluar vitet më të bukura të jetës time. Kemi qenë që gjashtë vite bashkë, jemi ndarë që dy. E kam vuajtur si kafshë”, theksoi mes tjerash ai.

Foto: Arkiv

Alfio dhe Fatma kanë bashkë edhe një djalë.

Ndarja e tyre ka qenë mëse e përfolur në media dhe shtypin rozë. /Telegrafi/