Modeli Giulia Quadrifoglio nga prodhuesi italian Alfa Romeo, është vlerësuar lartë dhe po konsiderohet të jetë më i mirë se Ferrari.
Madje, ka katër dyer, hapësirë më të madhe, kushton më pak se 100 mijë euro, si dhe ka tingull të mrekullueshëm, transmeton Telegrafi.
Videoja e postuar më poshtë, e tregon nga afër këtë makinë që është lansuar së fundmi, e cila pritet të jetë shumë e kërkuar në treg.
Me çmim prej rreth 70 mijë eurosh, Giulia QV është më e lirë se rivalet BMW M3 dhe Mercedes-AMG C63. /Telegrafi/