Prodhuesi italian Afla Romeo, ka lansuar reklamën ku shfaqet Stelvio i ri, që është një makinë e re SUV.
Për dallim nga veturat tjera të ngjashme, kësaj mund t’i thuhet edhe sportive pasi arrin shpejtësi të madhe, ndërsa ka pamje shumë të dëshirueshme, transmeton Telegrafi.
Ende nuk janë bërë të ditura detajet e makinës, as sa kushton apo kur do të dalë në treg.
Më poshtë mund të shihni modelin Stelvio, që do të jetë konkurrente e fortë për Porsche Cayenne dhe Lamborghini Urus. /Telegrafi/
https://youtu.be/ktHO4cgqa3A