Site icon Telegrafi

Alexis Tsipras: Maqedonia e Veriut do të jetë aleati jonë

Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras, pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës në Kuvendin grek ka thënë se shteti i ri Maqedonia e Veriut, do të jetë mik i tyre.

“Maqedonia e Veriut e cila lindi sot, do të jetë vendi jonë mik. Ajo do të jetë aleat i Greqisë dhe mbështetëse për hapat e sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit të përbashkët të Ballkanit”, shkruan Tsipras, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Kuvendi i Greqisë ratifikoi marrëveshjen e Prespës, Maqedonia vazhdon rrugën për në BE dhe NATO

Ai më tej thekson se gjeneratat e ardhshme të të dy vendeve do të jenë mirënjohëse ndaj deputetëve që kanë votuar.

“Ata që votuan, vendosën themelet për të ardhmen e paqes, solidaritetit dhe harmonisë mes dy kombeve”, shkruan më tej Tsipras.

Ndryshe, më herët edhe kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, uroi për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës në Kuvendin e Greqisë, e cila sot mori dritë të gjelbër nga 153 deputetë./Telegrafi/

Exit mobile version