Alexis Sanchez ka arritur marrëveshje personale me Manchester Unitedin, bëjnë të ditur mediat angleze.
Sipas The Daily Telegraph, kiliani do të nënshkruajë marrëveshje prej katër vjet e gjysmë me klubin nga Old Trafford.
29-vjeçari është shumë pranë finalizimit të transferimit dhe është në pritje që Henrikh Mkhitaryan të vendosë nëse do t’i bashkohet Arsenalit.
Gazeta britanike ka bërë publike disa prej detajeve të marrëveshjes së sulmuesit me Djajtë e Kuq.
Gjatë qëndrimit në Old Trafford, ai do të përfitojë rreth 14 milionë funte (15.8 milionë euro) neto për sezon.
Në këtë mënyrë, Sanchezi do t’i kushtojë Unitedit në total afro 60 milionë funte (67.8 milionë euro).
Me kontratën e re, Alexis do të bëhet futbollisti më i paguar në Ligën Premier.
Në ndërkohë, nëse Mkhitaryan pranon të kalojë te Topçinjtë, edhe ai do të bëhet lojtari më i paguar te Arsenali.
Kujtojmë që Manchester City e kishte udhëhequr garën për transferimin e sulmuesit kilian, mirëpo këtë muaj ndërhyri Unitedi me ofertë më të mirë. /Telegrafi/