Sulmuesi i Interit, Alexis Sanchez, lë të kuptohet se do të startojë nga bankina derbin kundër Liverpoolit sonte përmes një storie në Instagram.
Ish-sulmuesi i Manchester United dhe Arsenal u konsiderua si një titullar i mundshëm pranë Edin Dzekos kundër The Reds.
Megjithatë, Simone Inzaghi duket se preferon Lautaro Martinez. Sipas të gjitha mediave italiane, Sanchez do të jetë në bankinë, ndërsa El Toro do të jetë partner i Dzekos në sulmin e Nerazzurrëve.
Sanchez mesa duket e ka konfirmuar vendimin e Inzaghit me një postim në Instagram të postuar pas seancës stërvitore të mëngjesit të sotëm.
Fotoja tregon një luan të përgjumur, i cili duket se sugjeron se kiliani do të startojë në bankinë sonte. Megjithatë, Sanchez pritet të inkuadrohet në pjesën e dytë pasi Simone Inzaghi zbuloi dje se tre sulmuesit do të luajnë të gjithë sonte, me një që do të vijë nga bankina në pjesën e dytë. /Telegrafi/