Telegrafi

Alexis Sanchez pritet t’i mungojë Interit në Derby della Madonnina

Ka raporte në Kili që sulmuesi i Interit, Alexis Sanchez, pësoi një dëmtim të mundshëm të muskujve gjatë ndeshjeve ndërkombëtare dhe mund ta humb derbin e fundjavës me Milanin në Serie A.

31-vjeçari shënoi në të dy ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Uruguait dhe Kolumbisë gjatë detyrës me Kilin.

Sidoqoftë, sipas ADN Radio në Kili, Sanchez kishte një problem muskulor gjatë ndeshjes së dytë me Kolumbinë.

Lexo po ashtu James i shpëtoi kartonit të kuq pas ndërhyrjes së rëndë në Alexis Sanchezin

Ky problem muskulor pritet ta lë atë në dyshim për Derby della Madonnina të së shtunës kundër Milanit.

Ka sugjerime tjera se Sanchez mund të mungojë edhe në përplasjen e radhës të Interit me Borussia Monchengladbach dhe madje edhe ndeshjet e Kilit të muajit nëntor.

Interi do të ketë edhe mungesa tjera të rëndësishme shkaku i infektimit me COVID-19, me lojtarë si Alessandro Bastoni, Milan Skriniar, Radja Nainggolan, Roberto Gagliardini, Ianu Radu dhe Ashley Young. /Telegrafi/