Site icon Telegrafi

Alexis Sanchez kthehet aty ku e nisi futbollin evropian, nënshkruan me Udinesen

Udinese ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin me ish-sulmuesin e Barcelonës, Arsenalit dhe Manchester United, Alexis Sanchez, i cili bashkohet si lojtar i lirë pas skadimit të kontratës së tij me kampionët në fuqi të Serie A, Interin.

Klubi ka konfirmuar se 35-vjeçari ka vënë në letër një kontratë dyvjeçare, e cila do të zgjasë deri më 30 qershor 2026.

“Këtu ai u bë kampion, këtu gjeti dashurinë e rajonit, këtu filloi legjenda: El Niño Maravilla është kthyer mes nesh, El Niño Maravilla është përsëri një lojtar i Bianconerëve”, shkroi klubi në një deklaratë në faqen e klubit.

 

Te Udiniese filloi gjithçka për Sanchez, pasi aty filloi karrierën e tij në futbollin evropian me ngjyrat bardhezi në vitin 2008, pasi kishte nënshkruar zyrtarisht për klubin dy vjet më parë.

Nga Udinese, ai do t’i bashkohej Barcelonës nën drejtimin e Pep Guardiolës në vitin 2011, ku shënoi 39 gola në ligë nga 88 paraqitje.

 

Ai më pas iu bashkua Arsenalit, pastaj Mancheser Unitedit, ndërsa u kthye në Itali te Interi para se të kalonte te Marsielle për tu kthyer sërish te Inter. /Telegrafi/ 

Exit mobile version