Alexis Sanchez raportohet se mund të kalojë në radhët e Paris Saint-Germainit.
Kiliani deri më tani nuk ka pranuar të vazhdojë kontratën me skuadrën e Arsenalit pasi që këta të fundit nuk po pranojnë t’i rrisin pagën.
Situata e 28-vjeçarit ka alarmuar Manchester Cityn dhe Chelsean, por Daily Telegraph raporton se PSG-ja është duke e monitoruar gjendjen e kilianit.
Kujtojmë se kampioni francez është në kërkim të një sulmuesi pas largimit të Zlatan Ibrahimovicit. /Telegrafi/