Manchester United ka siguruar një biletë për në çerekfinalen e FA Cup.
Djajtë e Kuq kanë triumfuar si mysafirë të skuadrës Leyton Townit me rezultat të pastër 4-0.
Të besuarit e trajnerit Jose Mourinho kanë shfaqur ndeshje të mirë dhe gjatë gjithë takimit kanë dominuar.
Por, tifozët e pranishëm në stadium për të parë golin e parë në takim është dashur të presin plotë 41 minuta.
Marcus Rashford ishte autor i golit të parë dhe të vetmit në 45 minutshin e parë të lojës, kur shfrytëzoi naivitetin e mbrojtjes së kundërshtarëve.
Në këtë takim debutoi edhe sapo trasnferuari te Manchesteri, Alexis Sanxhez. Ky i fundit asistoi në golin e dytë Andre Herreras, i cili dyfishoi epërsinë në të 61 minutë.
Rashford ishte pranë golit të dytë personal në të 82 minutë, por golin ia mohoi portieri i vendasve Krysiak.
Jesse Lingard shënoi golin e tretë pas një aksioni të krijuar personalisht në të 89 minutë.
Kur pritej të përfundonte ndeshja, United realizoi edhe golin e fundit në takim. Romelu Lukaku shtoi golin e katërt dhe të fundit në këtë takim, me ç’rast vulosi edhe rezultatin përfundimtar, atë prej 4-0.
Për të mësuar kundërshtarin e radhës, Djajtë e Kuq do të duhet të presin deri sa zhvillohen ndeshjen e ardhshme, të cilat zhvillohet gjatë ditëve të fundjavës. /Telegrafi/
https://youtu.be/VsJCaa2kF80
https://youtu.be/tsEEO1cIp_o