Telegrafi

Alexis kërkoi rikthimin te Arsenali, përgjigja e Artetas ishte e drejtpërdrejtë

(Foto: Getty Images)

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, e ka refuzuar menjëherë kërkesën e Alexis Sanchez që t’i ribashkohet klubit nga Emirates.

Kiliani kaloi katër sezone te Topçinjtë duke shënuar 80 gola në 166 paraqitje, para se të transferohej te Manchester Unitedi në vitin 2018.

Karriera e tij te Djajtë e Kuq shënoi rënie dhe më pas u transferua te Interi, ku po ashtu e kishte të kufizuar minutazhin e lojës, megjithëse e fitoi titullin e Serie A dhe Kupën e Italisë.

Lexo po ashtu Sanchez tregon se Guardiola e telefonoi disa herë, por ishte Mourinho që e bindi

Nga vera e vitit 2022 është pjesë e klubit francez, Marseille dhe në sezonin që lamë pas pati një ‘rilindje’ duke realizuar 18 gola në 44 ndeshje zyrtare.

Gazeta kiliane La Tercera (transmetuar nga Daily Mail) njofton se 34-vjeçari i ka telefonuar Artetas (që e ka pasur bashkëlojtar te Arsenali) për t’u rikthyer në Emirates si lojtar i lirë.

Mirëpo, trajneri spanjoll e ka njoftuar se Alexis nuk përfshihet në planet e klubit që i preferon lojtarët e rinj, në mënyrë që të sfidojë sërish për titullin e Ligës Premier. /Telegrafi/