Sulmuesi kiliain, Alexis Sanchez mund të largohet nga gjiganti anglez Arsenal.
Kiliani ka kërkuar pagë të lartë për të vazhduar kontratën me ‘Topçinjtë’ nga Londra.
Kështu që e ardhmja e tij pritet të jetë larg skuadrës londineze dhe me gjasë në Serie A.
Por Arsenali është duke përgatitur për largimin e tij dhe pret ta zëvendësojë me gjermanin Marco Reus.
Sipas medieve gjermane, ‘Revolveristët’ janë të gatshëm të bëjnë një ofertë të lartë për kapitenin e Dortmundit.
50 milionë euro pritet të jetë oferta e Arsenalit në drejtim të Dortmundit për transferimin e Reusit në Ligën Premier. /Telegrafi/