Dueli i Dillian Whyte me Alexander Povetkin është shtyrë për muajin janar të vitit të ardhshëm, pasi rusi është shtruar në spital shkaku i infektimit me COVID-19.
Whyte, që u nokautua nga Povetkin në muajin gusht, kishte arritur marrëveshje që të zhvillonin rimeçin më 21 nëntor në Wembley Arena.
Por, tani planet kanë ndryshuar shkaku që 41-vjeçari është infektuar me coronavirus dhe tani dueli do të zhvillohet më 31 janar.
Këtë gjë e ka konfirmuar edhe promovuesi Eddie Hearn që ka thënë se Alexxander Povetkin është infektuar me coronavirus.
“Fatkeqësisht kemi marr lajmin sot se Alexnader Povetkin është shtruar në spital, pasi u testua pozitiv me COVID-19”, thuhet në njoftimin e Hearn.
“Tani, dueli do të shtyhet më 30 janar. Ky është një njoftim për duelin që do të zhvillohej më 21 nëntor do të publikohet edhe nga Sky Sport Boxing dhe DAZN Boxing”, ka shtuar Hearn. /Telegrafi/