Site icon Telegrafi

Alexander-Arnold zgjedh goditësin më të mirë të gjuajtjeve të lira në historinë e Ligës Premier

Trent Alexander-Arnold e ka cilësuar legjendën e Manchester Unitedit, David Beckham, si goditësin më të mirë të gjuajtjeve të lira në historinë e Ligës Premier.

Ylli i Liverpoolit shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga goditja e lirë për të hapur serinë e golave të Reds kundër Crystal Palace të mërkurën mbrëma.

Jamie Carragher vlerësoi lartë mbrojtësin e djathtë të Anglisë duke e krahasuar atë me legjendën Beckham.

Lexo po ashtu Alexander-Arnold shënon super gol nga goditja e dënimit

Megjithatë, Alexander-Arnold e cilësoi Beckhamin si goditësin më të mirë të gjuajtjeve të lira në historinë e Ligës Premier.

“Padyshim krahasim i madh. Unë mendoj se ai është ndoshta më i miri në histori. Goditësi më i mirë i gjuajtjeve të lira në historinë e Ligës Premier”.

“Krahasimet janë shumë të këndshme, por ka shumë punë për të bërë”, ka thënë Alexander-Arnold.

Ndryshe, Liverpooli mund të kurorëzohet kampion i Anglisë sonte (e enjte) nëse Manchester City nuk fiton në udhëtimin e tyre te Chelsea.

Nëse City mund Chelsean, atëherë Liverpool mund të sigurojë titullin në Etihad të enjten e ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version