Telegrafi

Alexander-Arnold shkëlqeu si mesfushor, shënoi një gol mahnitës kundër Maltës

Trent Alexander Arnold ka ka shënuar një supergol në fitoren e Anglisë kundër Maltës, në kuadër të kualifikueseve për “Euro 2024”.

Të premten mbrëma, djemtë e Gareth Southgate fituan me lehtësi 4-0 në udhëtim te Malta në ndeshjen e tretë të Grupit C.

Me këtë fitore, Anglia kryeson grupin me nëntë pikë nga tri ndeshje dhe bëri një hap para drejt kualifikimit.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Ferdinando Apap (AG, 6’), Alexander-Arnold (28’), Harry Kane (31’) dhe Callum Wilson (83’).

Megjithatë, goli i dytë i shënuar nga ylli i Liverpoolit, Alexander-Arnold, ka vjedhur gjithë vëmendjen.

Alexander-Arnold, i cili luante në mesfushë dhe me numrin 10 në fanellë, shënoi një gol të bukur nga distanca, falë një goditje të fortë dhe të saktë.

Goli i Alexander-Arnold ka bërë që të gjithë tifozët të shkruajnë në rrjetet sociale. /Telegrafi/