Telegrafi

Alexander-Arnold preku topin me dorë në vijën e portës dhe krijoi shumë polemika, por rregulli i FIFA-s thotë se ai nuk duhet përjashtuar

Rregulli i FIFA-s e mbron vendimin e gjyqtarit për mos-përjashtimin e mbrojtësin Trent Alexander-Arnold nga loja pas prekjes së topit me dorë në vijën e portës.

Liverpooli ka arritur të fitojë me rezultat të ngushtë 3-2 ndaj Newcastle United në ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të në Ligën Premier.

Megjithatë, kjo fitore e Reds ka shkuar me shumë polemika shkaku i një rast kur mbrojtësi anglez, Arnold, e prek topin me dorë në vijën e portës dhe nuk u ndëshkua me kartonë.

Lexo po ashtu Momenti kundërthënës kur gjyqtari duhej të vendoste për ta pranuar golin apo të akordonte penallti duke e përjashtuar Alexander-Arnoldin

Tifozët e Newcastle, por edhe të skuadrave tjera angleze akuzuan gjyqtarin, por edhe federatën për ndihmesë për Liverpoolin shkaku i këtij rasti.

Por, sipas rregullave të FIFA-s vendimi i gjyqtarit del të jetë i drejt, pasi ai lejoi përparësi dhe Newcastle shënoi golin e barazimit 1-1 në minutën e 20-të.

Momenti kur Arnold preku topin me dorë

“Nëse gjyqtari zbaton avantazh gjatë një shansi ideal për gol ose te një goli direkt, pavarësisht se kundërshtari e prek topin me dorë ose e faullon një kundërshtar, lojtari nuk mund të ndëshkohet me të kuq, por vetëm mund të paralajmërohet”, thotë rregulli i FIFA-s.

Edhe mbrojtësi i Liverpoolit ka deklaruar se prekja e topit me dorë ishte instiktive dhe nuk kishte asgjë të qëllimshme. /Telegrafi/