West Ham United i ka shkaktuar humbjen e parë Liverpoolit në këtë edicion, duke e mposhtur me rezultat 3-2 në kuadër të javës së 11-të në Ligën Premier.
Golat për Çekanët i realizuan Alisson Becker me auto-gol, Pablo Fornals dhe Kurt Zouma, derisa për The Reds shënuan Trent Alexander-Arnold dhe Divock Origi.
Liverpooli ishte ekip më i mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 6.85, me West Hamin që u vlerësua 6.84.
Alexander-Arnold ishte lojtari më i mirë në këtë sfidë, duke u notua me 8.5.
Në anën tjetër, dështimi i kësaj përballje doli të ishte Alisson që u vlerësua me 5.7.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave: