Trent Alexander-Arnold ka reaguar ndaj komenteve të Jose Mourinhos se Tottenham Hotspur e meritoi fitoren ndaj Liverpoolit.
Redsat fituan me një gol të vonshëm (2-1) të Roberto Firminos, ndërsa më herët kishin realizuar Mohamed Salah dhe Son Heung-Min.
Në fund të ndeshjes, gjatë bashkëbisedimit me homologun e tij, Jurgen Klopp, Mourinho i kishte thënë se Spursat e kishin merituar fitoren në këtë takim.
https://twitter.com/mywifeboobs/status/1339327900034719755
“I thash se skuadra më e mirë humbi, kurse ai nuk u pajtua, mirëpo është mendimi i tij”, kishte deklaruar portugezi për Amazon duke shpjeguar bisedën me strategun gjerman.
Kjo deklaratë ka nxitur reagimin e mbrojtësit të djathtë të Liverpoolit në Twitter me postimin: “Skuadra më e mirë fitoi”. /Telegrafi/
Best team won 😊 pic.twitter.com/5GTGhquOcj
— Trent Alexander-Arnold (@TrentAA) December 16, 2020