Site icon Telegrafi

Alexander Arnold emëron gjashtë lojtarë që kanë frymëzuar stilin e tij të lojës – Njëri prej tyre luan te Man City

Trent Alexander Arnold së fundmi dha një intervistë ku ndër të tjerash u pyet edhe për lojtarët që frymëzuan atë për stilin e lojës që aplikon te Liverpooli.

Arnold tha se ai gjithmonë e ka konsideruar veten si ndryshe nga pjesa tjetër e lojtarëve.

“Gjithmonë kam ndjerë se kam qenë ndryshe nga të gjithë të tjerët. Unë e luaj lojën pak më ndryshe, nuk ka shumë që kanë të njëjtat aftësi si unë si lojtar. Unë nuk jam mendjemadh, por është e vështirë të gjesh njerëz që e luajnë lojën ashtu siç e luaj unë”, ka thënë fillimisht Arnold.

“Unë marr pak nga njerëz të ndryshëm. [Kevin] De Bruyne është dikush që e përcjell shumë, James Maddison që merr topin në hapësira të ngushta është një talent i jashtëzakonshëm dhe diçka për të cilën ai ka punuar dhe mund ta bëjë vërtet mirë.

“Edhe vetëm duke ndarë fushën me lojtarë si Declan [Rice], Jude [Bellingham], Hendo [Jordan Henderson], kam mësuar shumë prej tyre”, është shprehur anglezi.

Trent është padyshim një futbollist shumë i respektueshëm, i cili nuk ka aspak turp të pranojë se lojtarët e tjerë e ndihmuan atë të përmirësonte aspektet e lojës së tij, gjë që është jashtëzakonisht e admirueshme.

Zëvendës-kapiteni i Liverpoolit tani ka tejkaluar statusin e tij të mbrojtësit të djathtë dhe mund të luajë lehtësisht në një rol të mesfushës sa herë që kërkohet për klubin dhe kombëtaren./Telegrafi/

Exit mobile version