Lajm i keq për Juventusin dhe trajnerin Andrea Pirlon përpara ndeshjes derbi ndaj Milanit.
Alex Sandro ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe do ta humbas këtë ndeshje shumë të rëndësishme.
Mbrojtësi brazilian ka rezultuar pozitiv me COVID-19 ku është ekzaminuar me simptoma të lehta dhe është vetë-izoluar në banesën e tij.
Lajmin e ka bërë publik vetë klubi bardhezi në një komunikatë në rrjetet e saj zyrtare ku ka konfirmuar infektimin e mbrojtësit 29-vjeçar.
“Klubi i Juventusit komunikon se, duke parë simptomat e lehta, Aleks Sandro i është nënshtruar tamponit dhe është konfirmuar pozitiv me COVID-19.”, përfundon komunikatën klubi i Juventusit.
Ndër të tjera Zonja e Vjetër ka informuar se edhe pjesa tjetër e ekipit është testuar, por që fatmirësisht nuk ka persona tjerë të infektuar me COVID-19.
Gjithsesi Sandro do të jetë një mungesë e madhe për Zonjën e Vjetër, pasi braziliani është një titullar i padiskutueshëm tek kampioni në fuqi i Italisë. /Telegrafi/
Positività calciatore della Prima Squadra
➡️ https://t.co/qvHP0xdlV3 pic.twitter.com/fP8eBPbvRx— JuventusFC (@juventusfc) January 4, 2021