Mediat braziliane raportojnë se klubet që e duan anësorin e Juventusit, Alex Sandro, duhet t’i bëjnë gati valixhet me të holla.
Anësori i majtë ka shkuar në Torino nga Porto verën e kaluar për 26 milionë euro.
Ai ka shkëlqyer gjatë sezonit të parë të tij në Serie A dhe kjo ka nxitur që shumë klube ta kërkojnë atë.
Sipas Globo Esporte, Manchester City dhe Manchester United po e kërkojnë atë, por se ai ka klauzolë prej 50 milionë eurove.
Juventusi kështu kërkon të dyfishojë fitimin nga transferimi i Alex Sandros. /Telegrafi/