Telegrafi

Alex Rodriguez flitet për një lidhje dashurie me Melanie Collins, derisa fotografohen së bashku përreth Talamanca Bay në Ibiza

Alex Rodriguez dhe e dashura e tij e përfolur, Melanie Collins, u fotografuan bashkë duke bërë një shëtitje përreth Talamanca Bay në Ibiza.

Të shtunën, ish-ylli i Yankees 46 vjeç, u pa duke kaluar nga disa dyqane së bashku me 35 vjeçaren përpara se t’u bashkohen miqve të tyre të tjerë.

Të njëjtit kanë festuar javën e ditëlindjes së Alex në Evropë me familjen e miqtë përfshirë këtu Jessie James Decker dhe partnerin e saj, Eric Decker.

Alex Rodriguez dhe e dashura e tij e përfolur, Melanie Collins (Foto: Backgrid)

Rodriguez dhe Collins u shfaqën të thjeshtë me veshje sportive.

Alex dhe Melanie u përfshinë në një bisedë ndërsa kaluan nëpër një urë prej druri dhe vazhduan poshtë trotuarit.

Lexo po ashtu Teksa Lopez ndodhet në Saint-Tropez me Ben Affleckun, ish-i fejuari i saj Alex po i kalon pushimet në të njëjtin vend me shoqërinë

Të dy më vonë u panë duke shëtitur me disa nga shokët e tyre të udhëtimit, përfshirë Jessie dhe Eric.

Alex Rodriguez dhe e dashura e tij e përfolur, Melanie Collins (Foto: Backgrid)

Disa ditë më parë, Rodriguez dhe Collins vizituan disa dyqane në St. Tropez vetëm disa orë pasi ish-e fejuara e Alex, Jennifer Lopez dhe i dashuri i saj Ben Affleck, u vunë re në të njëjtin vend.

Ylli i bejsbollit dhe aktorja e “Hustlers” i dhanë fund fejesës së tyre në maj.

Krijuesja e “On the Floor” u bashkua me yllin e “Argo” pas 17 vitesh dhe tani janë së bashku në pushimet e verës në Evropë. /Telegrafi/

Alex Rodriguez dhe e dashura e tij e përfolur, Melanie Collins (Foto: Backgrid)