Alex dhe Nikka kanë sjellë versionin e tyre të hitit të Blero Muharremit, “Kthehu ti”.
Me muzikë dhe tekst nga Blero, orkestrim nga Prygo dhe miksim e masterizim nga Johan Bejerholm, kënga ka ardhur si realizim nga MishMash Entertainment.
Videoja muzikore është xhiruar nga XL Films, ndërsa vjen 15 vjet nga publikimi i origjinalit.
“Kthehu ti” ishte kënga që e futi në skenën e muzikës shqipe Bleron para shumë vitesh.
Asokohe kënga u realizua në bashkëpunim me Memli Krasniqin, i cili ishte pjesë e grupit “Ritmi i Rrugës”.
“Pas 15 viteve do të kthehet në remake kënga ime ‘Kthehu ti’ – kënga që më solli suksesin në skenën e muzikës”.
“Shumë i emocionuar, shpresoj që do t’ju pëlqejë ky version i punuar nga Prygo dhe Johan Bejerholm.
Interpretim Alex dhe Nikka”, kishte shkruar ditë më parë Blero. /Telegrafi/