Edhe pse Antoine Griezmann është transferuar te Barcelona dhe ka debutuar me klubin, lufta mes tyre dhe Atletico Madridit nuk ka përfunduar.
Mediat vendase raportojnë se drejtuesit e klubit madrilen e kanë siguruar një dokument tepër të rëndësishëm për çështjen e transferimit të yllit francez.
Atletico pretendon se Barcelona i ka nisur negociatat me Griezmann që në marsin e kaluar pa e marrë lejen e klubit bardhekuq.
Sipas El Mundo, klubi ka një në e-mail në dorën e shefit ekzekutiv Miguel Angel Gil Marin dhe një kopje të postës elektronike.
Prandaj, ky dokument mund të jetë një prova kryesore në çështjen e Atletico Madrid kundër Barcelonës.
Klubi i kryeqytetit po pretendon se Barcelona duhet të kishte paguar 200 milionë euro për Griezmann, sepse marrëveshja e deklaruar në klauzolën e tij të lëshimit binte në 1 korrik në 120 milion euro, shifra që klubi katalanas e ka paguar.
Argumenti i tyre është se Barcelona po negocionte me lojtarin e tyre para se të binte klauzola e lëshimit.
Blaugranat e kanë mohuar që ekziston një marrëveshje para-kontrate. /Telegrafi/