Telegrafi

Alessandra Ambrosio tregon se kë preferon për bashkëshort mes Neymarit dhe Ronaldos (Foto)

Ajo është një ndër modelet më të suksesshme të “Victoria’s Secret”. 

Bukuroshja braziliane ka folur për mediat vendore rreth dy yjeve botërore të futbollit – Neymar të PSG-së dhe Cristiano Ronaldos së Real Madridit.

Alessandra Ambrosio ka bërë një koment tejet interesant sa i përket këtyre dy futbollistëve të famshëm.

“Dua të martohem me Neymar. Është një mik fantastik, e adhuroj”, tha modelja për sulmuesin e PSG-së.

Ndërsa për futbollistin portugez të madrilenëve bëri një koment më tërheqës.

“Kush do të më pëlqente të më puthte? Cristiano”, ka thënë ylli i agjencisë angleze më të famshme të modelingut në botë.

Ndryshe, 36-vjeçarja është në lidhje që dhjetë vjet me afaristin amerikan, Jamie Mazur. /Telegrafi/