Ajo është një ndër modelet më të suksesshme të “Victoria’s Secret”.
Bukuroshja braziliane ka folur për mediat vendore rreth dy yjeve botërore të futbollit – Neymar të PSG-së dhe Cristiano Ronaldos së Real Madridit.
Alessandra Ambrosio ka bërë një koment tejet interesant sa i përket këtyre dy futbollistëve të famshëm.
“Dua të martohem me Neymar. Është një mik fantastik, e adhuroj”, tha modelja për sulmuesin e PSG-së.
Ndërsa për futbollistin portugez të madrilenëve bëri një koment më tërheqës.
“Kush do të më pëlqente të më puthte? Cristiano”, ka thënë ylli i agjencisë angleze më të famshme të modelingut në botë.
Ndryshe, 36-vjeçarja është në lidhje që dhjetë vjet me afaristin amerikan, Jamie Mazur. /Telegrafi/