Telegrafi

Alessandra Ambrosio tregon figurën e mrekullueshme në bikini, gjatë një dite plazhi në Santa Monica

Alessandra Ambrosio tregoi figurën e saj mahnitëse ndërsa mbërriti për një lojë volejbolli, në Santa Monica.

Supermodelja, 43-vjeçare e cila kohët e fundit ka shijuar një pushim relaksues në Hawaii, është veshur me një ngjyrë portokalli dhe me një dekolte të zhytur.

Ajo mbante një kapele të verdhë të Kalifornisë mbi flokët e saj të errët, shkruan DailyMail.

Ambrosio dukej se kishte vendosur pak grim për ditën e saj relaksuese.

Bukuroshja kishte veshur po ashtu një palë pantallona të shkurta të bardha, ndërsa përgatitej për shërbimin e parë.

Ajo i tërhoqi flokët e saj të gjatë në një topuz të ulët dhe shtoi disa syze dielli me kornizë rozë dhe lente reflektuese.

Ajo është një volejbolliste e zjarrtë dhe shpesh shihet duke marrë pjesë në lojëra disa herë në javë, kur ia lejon programi. /Telegrafi/