Alessandra Ambrosio mbetet një nga modelet më joshëse në botë.
Angazhimet e saj në botën e modës gjatë këtij viti kanë qenë të shumta dhe tashmë është koha që Alessandra Ambrosio të pushojë.
Pak ditë më parë, modelja 36-vjeçare ishte në Greqi, ndërsa së fundmi është zhvendosur në Ibiza.
Ajo është fotografuar mbi një jaht luksoz së bashku me të dashurin e saj, ndërsa dukej e mrekullueshme me bikini të bardha. /TCH/Telegrafi/