Telegrafi

Alessandra Ambrosio me poza të nxehta pas largimit nga “Victoria’s Secret”

Ajo konsiderohet si një ndër femrat më seksi në botën e modelimit.

Kanë kaluar tre muaj prej se Alessandra Ambrosio u pensionua nga të qenit engjëll i “Victoria’s Secret”.

Bukuroshja braziliane i kaloi plot 17 vjet duke i reklamuar veshjet e brendshme të brendit të njohur.

Mirëpo, 36-vjeçarja ka dëshmuar se vazhdon të jenë në formë të mirë fizike, edhe pse është pensionuar nga modelizmi.

Në fakt, ajo ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale që të krijon përshtypje se i është rikthyer industrisë së modës.

Ambrosio ka sjell disa imazhe të nxehta në llogarinë personale në Instagram teksa shihet duke pozuar edhe buzë detit në Ahau Tulum të Meksikës.

Këto poza nuk kanë mundur t’iu ikin mijëra fansave të saj, të cilat i kanë pëlqyer imazhet e modeles. /Telegrafi/