Telegrafi

Alessandra Ambrosio dhe i dashuri i saj Nicolo Oddi shfaqen me maska, ndërsa ishin për blerje në një market në Los Angeles

Ylli brazilian, Alessandra Ambrosio, këtë të hënë e ka vendosur në pauzë karantinën e saj pasi doli për blerje ushqimore.  

Modelja 39-vjeçare ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj, Nicolo Oddi, 40-vjeçar në një market në Los Angeles.

Ajo zgjodhi një veshje të thjeshtë, triko të bardhë të zbukuruar me grafika blu dhe një palë xhinse të shkurtra.

Alessandra Ambrosio dhe i dashuri i saj, Nicolo Oddi (Foto: Backgrid)

Ndërsa, partneri i saj kishte veshur një palë tuta sportive të zeza dhe të dy kishin me vete maskat për t’u mbrojtur nga COVID-19.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Alessandra Ambrosio

Ai dhe modelja me origjinë nga Brazili ndanë gjërat dhe bartën çantat e tyre të sendeve ushqimore përpara se të largoheshin nga aty.

Alessandra Ambrosio dhe i dashuri i saj, Nicolo Oddi (Foto: Backgrid)

Supermodelja dhe stilisti italian filluan romancën e tyre në qershor të vitit 2018 kur u takuan në një klub nate në shtetin italian.

Alessandra më parë kishte një lidhje me milionerin Jamie Mazur me të cilën ka dy fëmijë. /Telegrafi/

Alessandra Ambrosio dhe i dashuri i saj, Nicolo Oddi (Foto: Backgrid)

 

Alessandra Ambrosio dhe i dashuri i saj, Nicolo Oddi (Foto: Backgrid)