Telegrafi

Alesia Bami, balerina joshëse e programeve shqiptare

Alesia Bami u bë e njohur pas pjesëmarrjes në spektaklin e bukurisë, ‘Miss Univers Albania’, ku u vlerësua me tri çmime.

Bukuroshja, si fillim ishte pjesë e vajzave te “Telebingo Kombetare”, ndërsa tani vallëzon si balerinë profesioniste në emisionin hetues, “Stop”.

Ajo ka marrë shpesh komplimente për linjat e saj trupore, por njëkohësisht ka marrë edhe akuza për përdorimin e Photoshopit në fotot e saj.

Në një intervistë për “Jo vetëm modë”, Bami nuk ka hezituar t’iu përgjigjet as pyetjeve më private.

Lidhur me lajmet se po ekspozon më shumë se duhet, Alesia ka thënë shkurt se thjeshtë po bën balet, por sipas saj, këto lajme janë bërë qëllimisht.

“Prindërit e mi më kanë parë që tre vjeçe duke kërcyer dhe nuk iu duket ndonjë gjë e madhe, nuk ndihen mirë me këto lajme, por janë mësuar tashmë”, citohet të ketë thënë Bami.

Balerina tregoi gjithashtu edhe se për një reklamë paguhet nga 200 deri në 1.000 euro, raporton BW.