Site icon Telegrafi

Aleksandër Gjoka ‘shpërthen’ me kritika dhe gjuhë banale ndaj Big Brother VIP Albania: Sa poshtë paska rënë Kartagjena

Këngëtari i njohur i muzikës ‘rock’, Aleksandër Gjoka, ka adresuar një kritikë të ashpër ndaj formatit Big Brother VIP Albania.

Në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ai ka publikuar një sërë imazhesh të tij, duke shkruar në mbishkrimin e tyre indinjatën e tij ndaj spektaklit.

“Ndjej keqardhje për ‘Vipat shqiptarë’ sa poshtë paska rënë Kartagjena”, shkroi ai në një prej postimeve të tij.

Tutje, ai nuk ka hezituar që të përdor edhe fjalë banale kundrejt këtij formati, duke adresuar kështu revoltën e tij.

Foto: Aleksandër Gjoka/Instagram

Big Brother VIP Albania përndryshe këto ditë ka pushtuar të gjitha mediat me ngjarjet nga më të ndryshmet dhe situatat interesante brenda shtëpisë. /Telegrafi/

Foto: Aleksandër Gjoka/Instagram
Exit mobile version