Se Serbia vazhdon të jetë në anën e agresionit ushtarak rus, kjo tregohet nga përkrahja që merr Kremlini nga nivelet e larta shtetërore të Beogradit.
Veçanërisht një gjë të tillë po e bënë ministri serb i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin.
Vulin gjatë takimit me disa nga pjesëtarët e policisë, afër tij është parë edhe një ushtar i cili në veshjen e tij vërehet simboli famëkeq i agresionit ushtarak rus “Z”.
“Skandal. Ushtari serb me simbolin e agresionit të Ushtrisë ruse. Ministri i Brendshëm serb Vulin nuk duket i shqetësuar, ndoshta është krenar për këtë para shefave të tij Aleksandar Vuçiq dhe Vladimir Putin”, shkruan Daniel Smith në Twitter.
https://twitter.com/DanielS18352008/status/1543309244728066049
Kujtojmë se Serbia është i vetmi vend në Ballkan, pas Bjellorusisë në Evropë, që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë, pasi kjo e fundit nisi agresionin e paprecedent ushtarak në Ukrainë.
Fillimisht e përdorur në tanket ruse që kanë hyrë në Ukrainë, simboli famëkeq “Z” shumë shpejt nisi të përdorej nga rusët si shenjë mbështetjeje për pushtimin ushtarak.
Ambasada e Ukrainës në Beograd kishte thënë se “Z” do të thoshte ‘Vrisni ukrainasit’. Kjo Ambasadë u pati bërë thirrje autoriteteve në Serbi që të largojnë këtë simbol nga muret e ndërtesave dhe makinat. /Telegrafi/