Një klub i Ligës Premier i është bashkuar garës për të transferuar yllin e Manchester United, Alejandro Garnacho, sipas raportimeve të fundit.
Garnacho ka qenë subjekt i thashethemeve të shumta, me raportimet që e lidhnin atë me një largim nga ‘Old Trafford’.
Një raportim i fundit ka bërë me dije se një prej rivalëve të ‘Djajve të Kuq’ ka pyetur për situatën e Garnachos.
Sipas një raportimi nga mediumi francez L’Equipe, Chelsea po planifikon një lëvizje të mundshme për reprezentuesin argjentinas.
Chelsea po synon që të përforcojë opsionet e saj në sulm, teksa ky medium po ashtu ka bërë me dije se ata po monitorojnë edhe situatën e Karim Adeyemit.
Përpjekjet e klubit për ta transferuar Garnachon vijnë pas raportimeve se Christopher Nkunku mund të largohet nga ‘Stamford Bridge.
Në rast se Nkunku largohet nga Chelsea, atëherë Enzo Maresca do synojë zëvendësimin e tij dhe Garnacho është në mesin e lojtarëve që ai është i interesuar për ta transferuar.
Garnacho ka bërë 117 paraqitje për klubin, ku ka arritur të shënojë 23 gola.
Ai ka shënuar 10 gola në 50 ndeshje sezonin e kaluar dhe tashmë ka tetë gola këtë sezon, pasi është paraqitur në 20 ndeshej në kampionat./Telegrafi/