Telegrafi

Aleix Vidal braktis Barcelonën?

Barcelona ka vendosur ta largojë mbrojtësin e djathtë Aleix Vidal.

Kështu së paku raportojnë mediat spanjolle, të cila shkruajnë se spanjolli nuk është i kënaqur me hapësirën kohore që po i jep trajneri Luis Enrique.

Lexo po ashtu Këtu mund ti lexoni të gjitha lajmet rreth transferiemeve

Mbrojtësi pritet të largohet ose të huazohet gjatë afatit kalimtar të janarit, transmeton Telegrafi.

Vidal 27-vjeçar mund të rikthehet në Sevilla apo të shkojë te skuadra e Valencias, e cila ka kërkuar shërbimet e futbollistit edhe në të kaluarën.

Vlen të theksohet se Vidal deri më tani ka pasur vetëm dhjetë paraqitje në fanellën e katalonasve. /Telegrafi/